Kuriozitete
Musk thotë se hoqi dorë nga Twitter pasi mund të niste ‘Lufta III Botërore’
Njeriu më i pasur në botë ka hequr dorë së fundmi nga tentativa prej $46 miliardë për të blerë platformën sociale, pasi sipas tij një prej arsyeve ishte se prova të reja sugjerojnë se do të ketë një përplasje mes Amerikës dhe Rusisë.
Në fillim të vitit kreu i grupeve SpaceX dhe Tesla njoftoi se po blente rrjetin Twitter – duke e përshkruar atë si “shesh i madh dixhital ku debatohen çështje vitale për të ardhmen e njerëzimit”.
Por tashmë miliarderi është ftohur me idenë, duke dhënë shpjegimin zyrtar se “ka nevojë për shifra më të sakta sesa janë përdorues të vërtetë njerëzorë”, pasi dyshohet se shumica e llogarive në fakt komandohen nga ato një njihen si “bot-e të automatizuar kompjuterikë”, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa në disa mesazhe të publikuara së fundmi, duket se shqetësimi kryesor i Musk nuk ishin bot-et dixhitale, por në fakt “Lufta e Tretë Botërore”.
Më 8 maj raportohet se Musk i ka shkruar një mesazh Michael Grimes, një finacieri të lartë investimesh teknologjie të bankës Morgan Stanley.
“Le të qetësohet pak për disa ditë,” shkruante ai. “Fjalimi i Putin nesër do të jetë i rëndësishëm, pasi nuk do të kishte kuptim të bleja rrjetin Twitter nëse po shkojmë drejt Luftës së III Botërore.”
Teksti i mesazhit është bërë publik si pjesë e një beteje ligjore mes Musk dhe ‘Ars Technica’, një kompani që ai dikur kërkonte të blente, për të cilën avokati i tij Alex Spiro argumentonte se Musk nuk kishte përgjegjësi pasi “çdo biznesmen shqetësohet për pasojat e një lufte të mundshme në tregun e aksioneve”.
Ndërsa avokatët e Twitter thonë se Musk nuk ka të drejtë të mohojë marrëveshjen e blerjes dhe se kjo po ndodh vetëm prej rënies së vlerës së aksioneve të tij në kompaninë Tesla.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












