Kosova
Mustafa akuzon Krasniqin për marrëveshje me Kurtin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili akuzoi partitë e tjera opozitare për mosshpërndarjen e Kuvendit.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.
“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe te marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë ai për KOHËN.
Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së që kryeministri duhet të dorëhiqet dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.
“LDK nuk bën marrëveshje me Kurtin. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i zëshëm edhe para dakordimit tashmë të dështuar të tyre. Dorëheqje, më pas zgjedhje”, ka thënë Mustafa./Koha.net
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













