Kosova
Mustafa: Ideja e Thaçit, e rrezikshme e sjell vendin në një gjendje të padefinuar
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve është e rrezikshme për Kosovën, ngase e shkatërron qenien shtetërore dhe e sjell vendin në një gjendje të padefinuar.
Në një shkrim të gjatë në Facebook, Mustafa e ka quajtur këtë ide si rrezikun më të madh që po i kanoset Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
“Arsyetimi i korrigjimit të territorit me “zbulimet” se komunat në veri i kemi marrë si dhuratë nga Tito dhe Rankoviçi për të prishur përbërjen etnike të Kosovës është joserioz, për aq sa do të ishte joserioze të mendohet se ne paskemi gabuar që e kemi shpallur pavarësinë në territorin që përfshin edhe këto komuna të veriut, në tokën e Kosovës.
Kjo sjellje është mohim i Deklaratës së Pavarësisë nga goja e institucionit formalisht më të lartë të vendit”, ka shkruar Mustafa.
Kreu i LDK-së ka thënë se korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territorit nuk e përfundon raportin me Serbinë, “por e thellon amullinë e shtetit të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit













