Lajme
Mustafa kryeministër, Murati ministër i Diasporës
Mustafa dhe kabineti i ri qeveritar, morën 73 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Valon Murati emërohet ministër i Diasporës
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është zgjedhur të martën kryeministër i ri i Kosovës, me premtimin e zhvillimit ekonomik dhe zbutjen e papunësisë. Mustafa dhe kabineti i ri qeveritar, morën 73 vota nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, ndërsa kundër votuan 38 deputetë ndërsa 2 abstenuan.
E veçanta e këtij votimi ishte se kundër Mustafës votuan katër deputetë nga partia e tij, LDK të cilët e irrituan kryeministri e ri.
“Falënderoj për këtë besim për të gjithë ju që më votuat, ata që votuan kundër dhe abstenuan sepse është e drejtë e secilit që të votojnë. Natyrisht se kjo vlen për të gjithë ju, por jo edhe për deputetët e LDK-së”, tha Mustafa në fjalimin e tij të parë të mbajtur si kryeministër në Kuvend.
Kundër kabinetit qeveritar, votuan: Vjosa Osmani, Armend Gashi, Dorintuna Maloku dhe Fatmir Rexhepi, ndërsa deputetja Alma Lama abstenoi. Po ashtu kundër ishin edhe partitë e bllokut opozitar, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.
Qeveria e re përbëhet nga PDK që ka shumicën e ministrive, LDK, Lista Serbe dhe komunitetet tjera pakicë.
Kabineti Mustafa
Ndryshe, kabineti Mustafa do t’i ketë 20 ministra dhe tre zëvendës kryeministra;
Hashim Thaçi është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm; Kujtim Shala, zëvendëskryeministër dhe ministër i Kulturës; Branimir Stojanoviq,
zëvendëskryeministër; Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike; Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal; Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë; Valon Murati, ministër i Diasporës; Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
9. Abdullah Hoti, ministër i Financave; Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik; Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane; Haki Demolli, ministër i FSK-së; Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim; Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Edita Tahiri, ministër pa Portofol; Rasim Demiri, ministër pa Portofol; Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë; Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme; Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë dhe Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












