Futboll
Mustafi nuk ftohet për Botëror nga Gjermania
Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit dhe Gjermanisë, Shkodran Mustafi është në mesin e disa lojtarëve që kanë mbetur jashtë listës së trajnerit të kombëtares gjermane, Joachim Low, transmeton albinfo.ch.
Mustafi ka kaluar një sezon jo të mirë këtë vit tek Arsenali. Ai është kritikuar shpesh për gabime që i kanë kushtuar skuadrës së tij. Dhe duket se kritikat e marra kanë bërë që Low të mos e ftojë Mustafin.
Por ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ditë më parë i ka dalë në mbrojtje Mustafit, duke thënë se ai është ende e i ri dhe ka potencial që të bëhet ndër më të mirët.
Pos Mustafit që ishte pjese e skuadrës që fitoi Botërorin në vitin 2014 jashtë listës së Lowit kanë mbetur edhe Emre Can i Liverpoolit dhe Mario Gotze i cili pati shënuar golin e fitores në lojën shtesë kundër Argjentinës.
Kjo është lista e plot e Gjermanisë:
Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Marc-André ter Stegen (Barcelona), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Kevin Trapp (PSG).
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern), Mats Hummels (Bayern), Niklas Sule (Bayern), Joshua Kimmich (Bayern), Antonio Rudiger (Chelsea), Jonas Hector (Koln), Marvin Plattenhardt (Hertha BSC), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach)
Mesfushorë: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Ozil (Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund), Sebastian Rudy (Bayern), Leroy Sane (Manchester City)
Sulmues: Thomas Muller (Bayern), Timo Werner (RB Leipzig), Mario Gomez (Stuttgart), Nils Petersen (Freiburg).
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?