Kosova

Myftiu pret krerët shtetërorë për vizitë në ditën e Kurban Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e Qeverisë së Kosovës, kanë vizituar Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit ku janë pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti pas takimit ka treguar për rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë.

“Të gjithë besimtarëve e qytetarëve të vendit tonë, shqiptarëve kudo që janë ua uroj festën e Kurban Bajramit. Kjo festë na përkujton rëndësinë e sakrificës, por mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë. Nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në shoqëri, në komb, duhet të jemi të bashkuar e të ndihmojmë njëri-tjetrin sa të mundemi.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame në Kosovë me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

“Ta gëzojmë këtë festë. T’i gjendemi njëri-tjetrit. Të jetojmë me porosinë e kësaj feste – që është sakrifica”, ka thënë Haradinaj.