Kosova

Naftëtarët i dërgojnë letër Kurtit, kanë një kërkesë

Naftëtarët kërkojnë që pikat e karburantit të ndërtohen sipas standardeve të BE-së, në distancat përkatëse

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër të hapur kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Në këtë letër ata kërkojnë që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së. Sipas tyre, një prej standardeve të BE-së është distanca mes pikave të karburantit, në rrugë lokale 5 deri në 10 kilometra, teksa në rrugë magjistrale 10 deri në 15 kilometra, përcjell albinfo.ch.

Letra e plotë:

I nderuar Kryeministër Kurti,
Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës t’ ju uroj postin e Kryeministrit të Kosovës, duke ju uruar shumë suksese gjatë qeverisjes suaj!

Ju njoftojmë se Shoqata e naftarëve ka kërkuar që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së dhe kategorikisht kemi qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër deri më tani. Një prej standarteve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, në rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km si dhe në autostrada prej 20 deri në 25 km”.