Lajme
NASA prezanton “Rover Mars 2020”
Rover Mars 2020, që do të niset drejt planetit të kuq, vitin e ardhshëm, nuk do të kërkojë vetëm gjurmë të jetës së hershme, por do të hapë edhe rrugën për misione njerëzore, thanë shkencëtarët e NASA-s, ndërsa prezantuan mjetin.
Rover është ndërtuar në një dhomë të madhe, sterile, në laborator, në Pasadena, afër Los Angelesit, ku pajisjet u testuan me sukses javën e shkuar.
Roveri u prezantua para gazetarëve të ftuar në një ceremoni dhe pritet të lërë tokën në korrik 2020 nga Cape Canaveral në Florida, duke u bërë i pesti Rover amerikan që do të ulet në Mars.
Ai është i projektuar të kërkojë shenja jete, por është i pajisur edhe me një seri instrumentesh që do të ndihmojnë në kuptimin e përmbajtjes gjeologjike dhe kimike të sipërfaqes së Marsit.
Rover është i pajisur me 23 kamera, dy ‘veshë’ që do ta lejojnë atë të dëgjojë erërat në Mars, si edhe lazera të përdorur për analiza kimike. Duke pasur përmasat e një makine, Roveri është i pajisur me gjashtë rrota, si paraardhësi i tij Curiosity, që i lejon të udhëtojë edhe në terrene shkëmbore.
Shpejtësia nuk është një prioritet për mjetin, ndërkohë që ai do të ushqehet nga një reaktor bërthamor në miniaturë.
Ai ka edhe krahë, me të cilët mund të gërmojë dhe të kapë kampionë në vende që shkencëtarët do t’i identifikojnë si të përshtatshme për jetë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














