Lajme
Ndërpritet testimi për vaksinën kundër covid-19 pasi që sëmuret një i testuar
Për shkak të sëmurjes së një personi që po testohej, kompania farmaceutike AstraZeneca ndalon testet e vaksinës në fazën e fundit
Kompania farmaceutike britanike AstraZeneca ka ndërprerë studimin klinik për vaksinën e saj kundër koronavirusit. Këtë e ka bërë si një masë paraprake pasi që një pjesëmarrës u sëmur gjatë testimit, shkruan srf.ch.
Kompania britanike ka njoftuar se ndërprerja ishte një masë rutinë për raste të tilla, transmeton albinfo.ch. Kështu, rasti duhet të hetohet nga një komitet i pavarur.
Rishikimi ka të bëjë me përcaktimin nëse problemet shëndetësore janë shkaktuar nga vaksina ose kanë ardhur pavarësisht nga ajo.
Koncerni farmaceutik me këtë rast flet për një “sëmundje potencialisht të pashpjegueshme”. AstraZeneca shkruan më tutje se në seritë e mëdha të eksperimenteve është e pritshme që të paraqiten sëmundje tek të testuarit, përcjell albinfo.ch. Por këto duhet të kontrollohen në mënyrë të pavarur dhe me kujdes.
Vaksina e mundshme për të cilën po bëheshin testimet është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe aktualisht është në fazën e fundit të studimit. Dhjetëra mijëra persona janë duke marrë pjesë në testime.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg












