Lajme
Ndërron jetë fëmija 4 vjeçar i goditur qëllimisht me makinë
Ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar Almir Aliu nga Kumanova, i cili ditë më parë u godit qëllimisht nga B.I, pas një zënke afër Spitalit të Kumanovës
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, kur një maqedonas i tërbuar me vëllain e tij dhe një pasagjer ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova (1980), bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjecar, i cili ndërroi jetë dje.
Incidentit i ka paraprirë një zënka lidhur me radhën e pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë. Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas versionit zyrtar të policisë, kanë përdorur edhe dhunë ndaj Iliçit, transmeton portali shenja.
Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre.
Pasditen e djeshme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit.
Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë, Rexhail Ismaili bën thirrje për qetësi dhe t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












