Lajme

Ndeshja Kosovë-Greqi vlerësohet sfiduese

Kosova dhe Greqia do të ballafaqohen nesër në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Pas marrjes së 3 pikëve të para në kualifikimet për kampionatin botëror, Kosova pret nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri” kombëtaren e Greqisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë për media tha se sfida me Greqinë do të jetë e vështirë.

“Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë. Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mentalitet në kokë, por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.

Zvicerani ka folur edhe për orarin e ngjeshur të Kombëtares dhe aspektin fizik të skuadrës.

“Në ndeshjen e parë nuk patën shumë probleme. Në të dytën po ashtu nuk kemi shumë probleme me lëndime dhe kemi pasur një udhëtim dhe jemi rigjenuar në aspektin fizik dhe ne duhet të jemi të gatshëm edhe për këtë. Më problem e shohim gjendjen e tretë, ku disa lojtarë mund të marrin karton të verdhë dhe të mungojnë në ato ndeshje”, përfundoi Challandes.

Ndeshja Kosova-Greqia luhet nesër prej orës 20:45.

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI