CH-Ballkani
Në 12 vjetorin e vdekjes, Kosova nderon “arkitektin e pavarësisë”
Presidenti, Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe liderë politikë e partiakë kanë nderuar sot presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 12 vjetorin e vdekjes. Ai u quajt arkitekti i pavarësisë
Përfaqësuesit e partive politike, liderë institucionesh dhe aktivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë përkujtuar sot në 12 vjetorin e vdekjes, ish presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Për lidershipin e sotëm politik, Rugova mbetet njëri nga politikani më pragmatik dhe më vizionar i Kosovës në dekadat e fundit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili gjendet për shërim jashtë vendit, ka thënë se kujtimi dhe nderimi për arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova do të jetë i përjetshëm.
Mustafa ka munguar në homazhet dhe akademinë përkujtimore për Rugovën, megjithatë ka nëpërmjet facebook-ut, ka shkruar se i përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për siç e quan ai, “Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova”.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur rivali politik i tij, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se sot është një ditë e veçantë për Kosovën, ku përkujtohet puna e presidentit historik.
“Jemi këtu për të bërë nderime institucionale dhe shtetërore për kontributin që Presidenti Rugova ka thënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Presidenti.
Kryesia e LDK-së, ka bërë homazhe të varri i ish Presidentit, Ibrahim Rugova, në Velani, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i një lideri historik i cili u njoh edhe ndërkombëtarisht.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj përkujtoi veprën e Rugovës, derisa bëri homazhe te varri i tij në Velani si dhe vizitoi familjen Rugova
“Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.
Ndryshe, dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan babin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën. Ai ishte doktor i albanologjisë, ndërsa mbetet njëri nga kritikët më të mirë të Kosovës.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006 pas një sëmundje nga kanceri në mushkëri. Rugova u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në lagjen Velania në Prishtinë.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













