Lajme
Në 4 vjetorin e pavarësisë, Kosova me Ambasadë në Tiranë
Berisha: Dy ambasadat tona kanë mision të dyfishtë, forcimin e pozitës së vendeve tona në rajon por kanë dhe mision kombëtar
4 vjetori i pavarësisë së Kosovës finalizohet me inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Me prerjen e shiritit të dy kryeministrave të vendeve përkatëse, ka marë udhë hapja e Ambasadës, e pozicionuar në mes të asaj ruse dhe serbe.
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si moment të rëndësishëm në marrëdhëniet vëllazërore, ndërsa ka shprehur bindjen se me punë të përbashkët do të realizojnë projekte të rëndësishme.
“Është nder i madh që inauguruam hapjen e selisë së ambasadës së Kosovës. Është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet vëllazërore. Dy ambasadat tona kanë mision të dyfishtë, forcimin e pozitës së vendeve tona në rajon por kanë dhe mision kombëtar. Jam i bindur se nën udhëzimet e qeverisë së Kosovës kjo ambasadë së bashku me atë shqiptare në Prishtinë do të luajnë rol të madh për vendet tona. Edhe prania e Thaçit në Tiranë në 4 vjetorin e pavarësisë ka një simbol të madh. Me punë të përbashkët do të realizojmë projekte të rëndësishme”, ka theksuar ai.
Kurse Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi kjo është shenjë e qartë se jemi një komb dhe dy shtete.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Falënderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha për këtë dhuratë në katër vjetorin e pavarësisë. Jemi një komb dhe dy shtete, dhe bashke do te jemi ne BE dhe NATO. Sot po shënojmë një datë historike, një progres të jashtëzakonshëm. I bëj të ditur zotit Berisha se në qendër të Prishtinës është zënë një truall i mirë ku do të ndërtohet ambasada e Shqipërisë”, ka thënë ai.
Në ceremoninë e zhvilluar merrnin pjesë personalitetet më të larta politike të Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











