Kosova
Në cilën pjesë të Zvicrës mund të fitoni më shumë?
Sondazhi i fundit në lidhje me këtë çështje, i kryer nga shoqata ombrellë e Universiteteve Zvicerane të Shkencave të Aplikuara, tregon se pagat janë më të lartat në qytetet e mëdha, ku janë më shumë mundësi ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Shifrat gjithashtu theksuan ndryshimin midis pjesëve të ndryshme të vendit kur bëhet fjalë për pagat.
Në Cyrih, shtytësi ekonomik i vendit, i cili kontribuon me një të pestën e PBB-së kombëtare, paga mesatare është 7,113 franga në muaj, shumë mbi mesataren kombëtare.
Në Gjenevë është rreth 6,700 franga dhe në Bazel, 6,500 franga, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Deri ku do të shkojë kjo pagë në Zvicër?
Kjo është një pyetje e vlefshme pasi kostoja e jetesës, veçanërisht në Cyrih dhe Gjenevë, është shumë e lartë.
Fuqia blerëse e të ardhurave tuaja nuk varet vetëm nga sa fitoni dhe nga zakonet tuaja të shpenzimeve, por edhe nga ku jetoni në Zvicër.
Sipas një studimi të fundit, banorët e Zugut kanë më shumë të ardhura të disponueshme në fund të çdo muaji. Pasi Zug është gjithashtu kantoni me normën më të ulët të taksave në Zvicër.
Më pas janë Schwyz, Nidwalden, Cyrihu, Obwalden, Appenzell Innerrhoden, Basel-Stad, Gjeneva dhe Basel-City.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













