Kalendari

Në Cyrih do të promovohet libri “Frymë Lufte”

Ronald Bartetzko prezanton librin “Frymë Lufte”, ku promovimi i këtij libri do të bëhet më 8 shkurt nga ora 18:00.

Promovimi i librit do të bëhet në GZ Sebach Hertenseinstrasse 20 8052 Zurich.

Roland Bartetzko i lindur në vitin 1970 në Würselen të Gjermanisë, është një ushtar gjerman, i cili luftoi vullnetarisht në anën Kroato-Boshnjake (HVO-në) në luftën e Bosnjës më 1992-95 si dhe për UÇK-në në luftën e Kosovës (1998-99).

Të gjitha përshtypjet dhe përvojat e tij në këto luftëra, ai i ka përmbledhur tani në librin e tij me titull “Frymë Lufte” të cilin do ta prezantojë në Zürich.

“Frymë Lufte” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, në kulmin e luftës në Bosnje, dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre.