Lajme
Deri më tani në Zvicër janë vaksinuar 170.000 veta
Në Zvicër, deri të enjten (dje) janë injektuar rreth 170,000 vaksina kundër koronavirusit. Kështu ka njoftuar sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)
Deri më tani, Zvicrës i janë dorëzuar gjithsej 459’7000 doza vaksine nga prodhuesit Pfizer / Biontech dhe Moderna, shkruan sda.ch.
Pasi autoritetet e shtynë për javë të tëra, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten në mëngjes publikoi më në fund statistikat e vaksinimit, të pritura me padurim, transmeton albinfo.ch. Ato tregojnë se në Zvicër, deri të enjten (dje) janë injektuar rreth 170,000 vaksina kundër koronavirusit, që korrespondon me rreth dy për qind të popullsisë ose 1.97 vaksinime në 100 banorë.
Në vend të parë është ende kantoni Basel-Stadt ku shkalla e vaksinimit është 5.54 në 100 banorë. Në kantonin Appenzell Innerrhoden, gjithashtu, 5.10 doza për 100 banorë janë injektuar tashmë ndërsa në Obwalden, të paktën 4.92.
Ka ndryshime të mëdha midis kantoneve
Gjendja duket më pak e mirë në kantonin Thurgau me 1.07 doza të administruara për 100 banorë, në kantonin e Bernës, me 1.11 dhe në kantonin Neuchâtel me 1.16 doza të administruara për 100 banorë.
Sa i përket numrave absolutë, nisur nga fakti se ka më së shumti banorë në Zvicër, kantoni i Cyrihut ka vaksinuar më së shumti, rreth 25,000 nga 66,000 doza të dorëzuara. Kjo është rreth 38 për qind e vaksinave të disponueshme, përcjell albinfo.ch. Prandaj, 40,686 doza vaksinimi nuk janë përdorur ende. Dhe, duhet cekur, Cyrihu ka një mesatare të ulët: Vetëm 1.62 doza për 100 banorë. Cyrihu ishte një nga kantonet e pakëta që i kishte mbajtur të fshehtë numrat deri në fund.
Në vendin e dytë është kantoni Vaud, i cili ka administruar rreth 13,000 nga 41,000 vaksina të dorëzuara. Por edhe kjo është vetëm rreth 31 për qind e sasisë së dorëzuar. Vetëm 1.66 doza janë vaksinuar për çdo 100 banorë.
Gjithsej janë dhënë vetëm prej 37 për qind të dozave
Në vendin e tretë në këtë renditje është kantoni Aargau me rreth 12,000 vaksina të injektuara nga rreth 38,000 doza të disponueshme. Kjo është gjithashtu rreth 31 për qind, përcjell albinfo.ch. Aargau pasohet nga kantoni i Basel-Stadt me rreth 11,000 vaksina për 14,000 doza të dorëzuara (79 për qind) dhe kantoni i Gjenevës me 11,000 vaksina nga 26,000 doza në dispozicion. Kjo korrespondon me rreth 42 për qind.
Deri më tani, janë dorëzuar gjithsej 459,700 doza vaksinash nga Pfizer / Biontech dhe Moderna. Kjo do të thotë se rreth 37 për qind e shumës në dispozicion u është dhënë atyre që dëshirojnë të vaksinohen.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike
Jeta në Zvicër
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës,... -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi














