Kultura
Në Këln të Gjermanisë po xhirohet filmi i ri i Visar Morinës
Pas sukseseve me filmin “Babai”, i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë, skenaristi dhe regjisori Visar Morina shumë shpejt pritet të sjellë projektin më të ri kinematografik “Exile”, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizë të identitetit. “Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika.
Në këtë film luajnë aktorët Sanrda Hüllerë e njohur për rolin e saj në filmin “Toni Erdmann”, Mišel Matičeviq, si dhe aktorët shqiptarë Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
Xhirimet e filmit përfundojnë në fund të muajit tetor, ndërsa filmi pritet të jetë i gatshëm në mes të vitit të ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike