Kosova
Në kërkim të tregjeve të reja për produktet pyjore jodrusore të Kosovës
Ky mision për shitje u organizua nga Shoqata Organika dhe projekti i Swisscontact-it në Kosovë, Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, në bashkëpunim me kompaninë Triple E në Zvicër që merret me ndërmjetësim dhe krijimin e lidhjeve biznesore ndërkombëtare, raporton albinfo.ch.
Në korrik 2018, një grup i prodhuesve dhe përpunuesve nga Kosova të produkteve pyjore jodrusore natyrale dhe të kultivuara ishin në Zvicër për një mision tre-ditor për shitje. Qëllimi i udhëtimit ishte që ata të takoheshin me kompanitë zvicerane nga i njëjti sektor dhe të eksplorojnë potencialin për arritjen e partneriteteve strategjike.
Gjashtë kompanitë nga Kosova: Agroproduct, Fungo LLC, Eurofruti, Peppermint International, Agroflorentina dhe Natyra u takuan me katër kompani zvicerane. Këto takime u fokusuan kryesisht tek prezantimi i cilësisë dhe shumëllojshmërisë së produkteve të Kosovës dhe se si këto produkte mund të përshtaten për të përmbushur kërkesat e blerësve zviceranë, raporton albinfo.ch.
Ky mision për shitje u organizua nga Shoqata Organika dhe projekti i Swisscontact-it në Kosovë Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, në bashkëpunim me kompaninë Triple E në Zvicër që merret me ndërmjetësim dhe krijimin e lidhjeve biznesore ndërkombëtare.
“Aktualisht, produktet pyjore jodrusore të Kosovës janë më pak të pranishme në tregun zviceran në krahasim me shumë vende të tjera evropiane dhe këtu shohim një mundësi shumë të mirë për ta zgjeruar tregun e prodhuesve tanë” thotë Besnik Cecelia, fasilitator për tregun nga projekti PPSE.
Në përgjithësi, prezantimi i kompanive dhe spektri i produkteve të tyre u pritën mirë nga homologët zviceranë. “Pas përfundimit të këtij misioni për shitje, tani jemi në proces të përgatitjes për vizitën kthyese të kompanive zvicerane, që janë të interesuara për të parë në vend aktivitetet e prodhuesve kosovarë” thotë Cecelia.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve















