Bota
Në këtë vend njerëzit jetojnë më gjatë
Përveç stilit të jetesës, faktorë të tjerë që ndikojnë te jetëgjatësia janë edhe sëmundjet, ndotja e ajrit, duhanpirja
Jetëgjatësia në vitin 2040 pritet të rritet në të gjithë botën, por klasifikimet e deritanishme do të shkunden, me Spanjën që do të dalë e para në renditje, ndërsa Kina dhe SHBA do të këmbejnë vendet.
Sipas kërkuesve, me një jetëgjatësi mesatare prej 85.8 vitesh, Spanja, e cila më herët ka qenë në vendin e katërt, do të rrëzojë nga froni Japoninë, që kryeson aktualisht me një jetëgjatësi mesatare prej 83.7 vitesh.
Ndërkohë, në një ndryshim që nga shumëkush mund të mendohet se reflekton ndryshimin e balancave të fuqisë, dy ekonomitë më të mëdha të botës do të këmbejnë pozicionet; Shtetet e Bashkuara do të bien nga vendi i 43-të në atë të 64-t, me 79.8 vite jetëgjatësi mesatare, ndërsa Kina do të ngjitet nga vendi i 68 në të 39-in, me 81.9 vite jetëgjatësi mesatare në vitin 2040, transmeton “TCH”.
Sipas studiuesve, kjo ngritje e Spanjës vjen mbi të gjitha për shkak të dietës mesdhetare që ndiqet atje. Të njëjtat tendenca të rritjes së jetëgjatësisë mesatare kanë edhe vendet e tjera të Evropës Jugore dhe asaj Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
Përveç stilit të jetesës, faktorë të tjerë që ndikojnë te jetëgjatësia janë edhe sëmundjet, ndotja e ajrit, duhanpirja etj..
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













