Kosova
Në Kosovë aktualisht po trajtohen 65 pacientë me covid
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 31 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë"
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësor, shkruan rtklive.com.
Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 31 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 13të konfirmuar pozitivë,12 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













