Kosova
Në Kosovë ende hyjnë produkte serbe
Qeveria e Kosovës para 11 muajve vendosi taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Për këtë vendim ka mendime të ndryshme sa i përket planit ekonomik dhe atij politik, në kuptmin pozitiv dhe negative. Kjo sepse, sipas njohësve të ekonomisë, e ka rënduar xhepin e konsumatorëve me çmime të produkteve dukshëm më të larta.
Meqenëse taksa thuhet se është 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, këto të fundit janë ende të pranishme në dyqanet kosovare. Mungesa e produkteve serbe nuk vërehet fare.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se taksa 100% për produktet serbe e boshnjake ka pasur efekt në aspektin politik e ekonomik, por mbetet shqetësues fakti se në Kosovë ende hyjnë produkte serbe, të cilat, sipas tij, nuk kanë as rritje të çmimit.
“Taksa ka qenë momenti i duhur për shkak të presioneve të mëdha të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj partnerëve tanë dhe ndaj tërheqjeve të njohjeve dhe mosanëtarësimit në organizata të ndryshme, vendimi i taksës ka qenë shumë i duhur politikisht, mirëpo pjesa më shqetësuese është që kemi produkte prezent të Serbisë që vijnë në Kosovë, por nuk kanë rritje të çmimit, disa prej tyre pak kanë pasur, por ideja është sa jemi në situatë për kontrollimin e këtyre produkteve që hyjnë në Kosovë, a po kontrollohen mirë origjina e produktit se nga vjen”, tha Lluka, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Samiti për Ukrainën: Neutraliteti zviceran “në zjarr” Një nacionalist kryesor i krahut të djathtë zviceran ka kritikuar samitin për Ukrainën që është mbajtur...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih me telegram ngushëllimi për familjen Dalipi
-
Ish-politikani zviceran, Leuenberger, për herë të pestë në Kosovë
-
Gati 100 postierë dhe korrierë në vit sulmohen nga qentë, në Zvicër
-
84 delegacione mbështesin deklaratën përfundimtare të samitit të Ukrainës