Uncategorized
Në Kosovë shtrenjtohen produktet e konsumit
Produkteve të konsumit, si mishi e perimet, në Kosovë iu është rritur çmimi
Çmimet e konsumit janë shtrenjtuar për 0,2 për qind në muajin dhjetor në krahasim me muajin nëntor të vitit që lamë pas.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit, siç është mishi 0,6%, perimet 5,7%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.
Kështu thuhet në publikimin e “Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit”, në cilin po ashtu thuhet se inflacioni mujor i matur ishte 0,2% në muajin dhjetor 2019.
Ndërsa, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2019 me muajin dhjetor 2018 ishte 1,2%, kurse shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2,7%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,2% në muajin dhjetor 2019 krahasuar me muajin dhjetor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat 4,7%, mishi 2,8%, pemët 6,0%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 2,0%, produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj. 2,5%, kafja, çaji dhe kakao 10,4%, ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 1,4%, duhani 2,6%, pajisje shtëpiake 2,0%, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës 3,0%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 1,9%, produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje 1,4%, blerja e automjeteve 3,9%, shërbimet telefonike dhe të telefaksit 0,7%, shërbimet hoteliere 0,9%, shërbimet e akomodimit 6,0%, gjërat personale 3,0%, sigurimet 19,3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,8 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perimet -9,3%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -1,9% – rënie e çmimeve të druve për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal -1,8%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport -5,9%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK-it.
Ndërkaq, shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2,7 %.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














