Koronavirusi: çast pas çasti
Në Londër, protestë kundër masave të izolimit
Masat e izolimit të ndërrmarra nga Qeveria britanike si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kanë bërë që një grup i vogël qytetarësh nga Londra të mblidhen për të protestuar kundër izolimit.
Rreth 20 persona, disa duke mbajtur mbishkrime “Trupi ime, zgjedhja ime”, janë përfshirë në një protestë para selisë së Policisë së Londrës të shtunën pasdite.
Nga fundi i muajit mars, britanikëve u është thënë që të mos mblidhen jashtë shtëpive të tyre, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Jeta në Mbetërinë e Bashkuar ka ndryshuar nga ajo kohë, ndonëse ka shenja për lehtësim të masave të izolimit.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani autoritetet britanike kanë regjistruar 182,260 persona të prekur dhe 28,131 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Duhet theksuar që masat e vetme të parandalimit të koronavirusit janë pikërisht masat e rrepta të lëvizjes dhe izolimit të plotë, deri në zbulimin e një vaksine adekuate, e cila do ta zhdukte përfundimisht koronavirusin, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s














