albinfo.ch
E-Diaspora
Në Lugano hapet ekspozita e Agim Sulajt
Ekspozita titullohet "Viaggi d'infanzia" ("Udhëtime fëmijërore") dhe krejt kjo është esenca e ekspozitës dhe, mund të themi, edhe jeta dhe përvoja jetësore në migrim e maestro Sulaj
Mbrëmë, në një ambient të rregulluar ekstra dhe prestigjioz, në Via Nassa, rrugë kjo me famë në Lugano dhe jashtë saj, në organizimin e Imago Art Gallery Lugano u bë promovimi dhe hapja e ekspozitës së maestro Agim Sulajt.
Ekspozita titullohet “Viaggi d’infanzia” (“Udhëtime fëmijërore”) dhe krejt kjo është esenca e ekspozitës dhe, mund të themi, edhe jeta dhe përvoja jetësore në migrim e maestro Sulajt.
Një artist i një rrugëtimi kreativ dhe human, shumë i komplikuar dhe i karakterizuar nga një teknikë pikturimi të jashtëzakonshme, Agim Sulaj nëpërmjet veprës së tij është në gjendje të evokojë një univers të hollë dhe në thellësi, vazhdimisht i suspenduar në mes të surrealizmit dhe realizmit, në mes të poezisë së ndjeshme dhe kujtimit dhe konkretizimin e eksperiencave jetësore të mbuluara në çdo njërin prej nesh.
Një mendim i pastër, i fortë dhe nganjëherë dramatik i ngërthyer në pikturat e Sulajt, në të cilat shpeshherë tema e udhëtimit, e parë nga magjia e syve të përlotur të fëmijës, merr konotacion të një kujtimi të tanishëm, ku ndjenja e kureshtjes dhe e zbulimit shkrihet me kuptimin e dhembjes së çrrënjosjes.
Pikturat e Sulajt janë tanimë një vazhdimësi e metaforës së shoqërisë sonë.
Agim Sulaj është një piktor shqiptar me renome. Ai ka lindur në Tiranë më 1960, por kalon fëmijërinë e tij në Vlorë.
Në vitin 1985 i kompleton studimet e tij në Tiranë dhe fillon të bashkëpunojë me “Hosteni”, një revistë politike dhe satirike.
Ndërsa për të parën herë Sulaj në vitin 1993 prezanton veprat e tij të realizuara gjatë periudhës komuniste, në një ekspozitë personale në Rimini të Italisë. Dhe, prej atij çasti vendos të jetojë në Rimini së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ku vazhdon pikturimin në stilin iperrealist dhe vizatimet satirike, vepra këto që kanë marrë mirënjohje ndërkombëtare.
Agimi me punën e tij ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare, si për shembull, në Amerikë, Kinë, Rusi, Belgjikë, Francë, Spanjë, Portugali, Greqi, Poloni, Turqi, Gjermani, Suedi, Iran.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?



















