Lajme

Në moshën 81-vjeçare, ka vdekur ish-zëvendëskancelari i Austrisë, Erhard Busek

Familja e të ndjerit ka bërë të ditur se ai ka vdekur mbrëmjen e së dielës, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se nga viti 1991 deri në vitin 1995 ai ishte zëvendëskancelar dhe kryetar i Partisë Popullore të Austrisë, më parë edhe sekretar i përgjithshëm i saj.

Së fundmi, ai ishte kryetar i Bordit të Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore (IDM). Në paraqitjet dhe intervistat televizive, ai vazhdimisht i komentoi ngjarjet aktuale në partinë e tij. Ai e quajti një gabim kandidatin e atëhershëm presidencial Andreas Kohl dhe ish-kancelarin Schallenberg.

Ai e filloi karrierën e tij në Partinë Popullore të Austrisë në vitin 1964, teksa në vitin 1969 u bë  zëvendëssekretar i përgjithshëm. Në vitin 1975, derisa kancelar ishte Bruno Kreisky, ai u zgjodh kryetar i kësaj partie. Në vitin 1995, ai u bë kryetar i IDM-së.

Erhard Busek ishte edhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit, që ekzistonte nga vitit 1999, ky institucion kishte për detyrë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar këtë rajon. Vendet që ishin përfshirë në programin e ndihmave të Paktit të Stabilitetit ishin: Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi.

Instituti e konfirmoi vdekjen e tij të hënën. “Anëtarët e bordit, menaxhmenti dhe ekipi i IDM-së janë të trishtuar thellë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij”, shkruan Heute. at.