Lajme
Në ora 11:30, votimi i Kosovës në UNESCO
UNESCO ka 195 shtete anëtare, ndërsa për ta siguruar anëtarësimin, Kosovës i duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të asamblesë
Përpjekja disamujore e diplomacisë kosovare për anëtarësim në UNESCO dhe lufta e Serbisë për ta parandaluar këtë, kanë ardhur deri në fund. Të hënën në 11:30 në Paris, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, pritet të votojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Deri në kohën e votimi, po bëhet luftë e ashpër ndërmjet dy taborëve për çdo votë eventuale.
UNESCO ka 195 anëtarë, ndërsa për ta siguruar anëtarësimin, Kosova duhet të sigurojë dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë. Kjo nënkupton, se shtetet anëtare që abstenojnë nuk njihen votat, por vetëm ato që votojnë për dhe kundër. E nëse votojnë të gjitha, atëherë pro-Kosovës duhet të jenë 130 shtet.
Mediet në Kosovë raportojnë për një luftë të ashpër të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës, të cilat po i shfrytëzojnë si armë, trazirat e 17 marsit 2004, ku u demoluan disa objekte fetare ortodokse.
Ndërsa Kosova dhe aleatët e saj, SHBA dhe shtetet evropiane, po lobojnë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Megjithatë deri në momentin e fundit, thuhet se gjithçka është e paqartë. Këtë e thotë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. ”Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të mund të vendosin një numër i vogël votash dhe se rezultati është i paqartë”, tha ai.
Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, thotë se ai është “optimist i matur” për votimin e nesërm për Kosovën në UNESCO. Ai thotë se Kosova ka bërë maksimumin për anëtarësim në UNESCO dhe beson se nesër kjo çështje do të kalojë.
“Ne kemi bërë maksimumin e asaj që duhet të bëhet. Kemi bashkëpunuar me partnerët tonë ndërkombëtare. Jam optimist i matur, me përgjegjësi të plotë, me optimizëm racional, me besim se do të kalojmë. Natyrisht se kemi pasur të bëjmë me një fushatë agresive të koordinuar të oponentëve të pavarësisë dhe me qëndrime raciste të Serbisë”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord... -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti? -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026














