Shqipëria

Në Shqipëri këtë vit pati 324 mijë vizitorë më shumë

Shkrimet e shumta nëpër media të ndryshme të botës dhe ndryshimet e vogla që kanë nisur të bëhen në zonat turistike kanë ndikuar që këtë vit Shqipëria të ketë numër shumë më të madh të vizitorëve.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama, i cili ka njoftuar se gjatë këtij sezoni ka pasur 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë vetëm gjatë muajve janar-korrik. “Mirëmëngjesi me këto pamje mahnitëse të Shqipërisë turistike, që vetëm gjatë muajve janar-korrik ka mikpritur 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell albinfo.ch.