Shqipëria

Në Shqipëri s’do të kenë vend kriminelët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetëve të Partisë Socialiste, duke thënë se Shqipëria do të bëhet një vend i pajetueshëm për kriminelët dhe vend i  pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.

Të dielën policia në Shqipëri arrestoi ish-drejtor i përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko dhe deputetin e PS-së, Arben Ndoka.