Lajme
Në vitin 2015 u thye rekord: 752 milionë € nga diaspora
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, 190,2 milionë € kanë ardhur përmes bankave, 314,3 milionë € përmes agjencive për transfere si dhe 247,9 milionë € përmes rrugëve të tjera
Dërgesat e diasporës kosovare gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rekordin e viteve të fundit duke shkuar në 752,4 milionë euro, apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak. Këto remitenca tregojnë se diaspora për çdo vit po e rritë shumën e dërgesave për të afërmit e tyre në vendlindje.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore të Kosovës (BQK). Sipas kësaj banke, 190,2 milionë euro kanë ardhur përmes bankave, 314,3 milionë euro përmes agjencive për transfere të mjeteve, si dhe 247,9 milionë euro kanë ardhur përmes rrugëve tjera pa e saktësuar se sipas cilave rrugë behët fjalë, citon “Zëri”, transmeton Albinfo.Ch.
Duke u bazuar në të dhëna e BQK-së, shihet se gjatë vitit 2014 dërgesat nga diaspora ishin 693,7 milionë euro. Në vitin 2013 dërgesat ishin 620,8 milionë euro, gjatë vitit 2012 ishin 605,6 milionë euro, në vitit 2011 ishin 584,8 milionë euro, ndërsa në vitin 2010 ishin 584,3 milionë euro.
Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2009 nga diaspora për në Kosovë erdhën 585,7 milionë euro, në vitit 2008, 608,7 milionë euro, gjatë vitit 2007 erdhën 515,6 milionë euro, në 2006, 467,2 milionë euro, në vitin 2005 u dërguan 418 milionë euro, si dhe gjatë vitit 2004 ata dërguan 357 milionë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde














