Lajme
Në Zvicër, pritet që mosha e pensionit të jetë 68 vjeç
Këshilltari kombëtar i PLR, Andri Silberschmidt, tha se “me një rritje të moshës së pensionit për gratë dhe burrat në 68 vjeç, financat e AVS mund të stabilizohen në afat të gjatë nga viti 2030”, shkruan NZZ, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, shkalla e kontributit të punonjësve ose TVSH-ja mund të rritet deri në vitin 2032.
Po ashtu, një nismë e Liberalëve të Rinj Radikalë kërkon rritjen e moshës së pensionit në 66 vjeç. Andri Silberschmidt, pra, tregon se nuk e kupton pse Këshilli Federal nuk e mbështet atë: “Në pikëpamje të këtyre skenarëve, nisma jonë është relativisht e moderuar”.
Ndërkohë, e majta po lufton me referendum paketën AVS 21 – e cila përafron moshën e pensionit për gratë me atë të burrave në 65 vjeç dhe përfshin një shtesë prej 0,4 pikësh TVSH. Në një nismë tjetër sindikatat kërkojnë pensionin e 13-të të AVS-së.
“Ne do të luftojmë rritjen e përgjithshme të moshës së pensionit”, tha këshilltarja kombëtare socialiste, Barbara Gysi. Sipas saj, paga e barabartë midis burrave dhe grave dhe rezervat e Bankës Kombëtare mund të lehtësojnë financat e AVS-së.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













