Kosova
Nënsekretari amerikan David Hale takohet me liderët institucionalë të Kosovës
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, të shtunën ka arritur në Kosovë për të zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prani të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, kanë zhvilluar një takim në rezidencën amerikane në mëngjesin e së shtunës me nënsekretarin David Hale. Pas takimit, liderët nuk kanë pranuar të flasin para medieve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha shkurt se gjatë ditës do të zhvillojë një konferencë për medie, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, të premten ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, u tha përmes një postimi në Twitter nga ambasada amerikane në Beograd, pas takimit.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













