Kosova

Nëse shihni parregullsi në pikat kufitare, mund t`i paraqitni ato

Mesazhet dhe telefonatat janë pa pagesë

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka paraqitur numrat e telefonit, përmes së cilëve mund të paraqitni çdo parregullsi nëpër pikat kufitare, përcjell albinfo.ch.

Telefonatat janë pa pagesë:

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Qendrës për Menaxhimin Kufitar:

Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të marrë informacione lidhur me procedurat kufitare (Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare), doganore (Dogana e Kosovës), shëndetit publik (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë), ato të fluksit ndërkufitar dhe informata, të cilat mund të ndërlidhen me Ministritë, Agjencitë dhe autoritetet e tjera të Republikës së Kosovës.

+383 (0) 38 551 661 ext: 1000
+383 (0) 45 198 606
VIBER +383 (0) 45 198 000

Hot-line:

Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të denoncuar veprimet korruptive dhe aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandë.

+383 (0) 38 500 095
Free: 0800 500 95
SMS: 500 95