Kosova
Nesër marshohet në Prishtinë për të pagjeturit
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve nesër do të organizojnë Marshin Përkujtimor.
“Marshi Përkujtimor do të fillojë në orën 16:30 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’ dhe për të arritur te përmendorja dedikuar personave të zhdukur që është e vendosur përballë ndërtesës së Kuvendit”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Aty theksohet se Marshi Përkujtimor do të përfundojë me ceremoninë e vendosjes së luleve, në ora 16:48, pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












