Shkurt.ch
Nesër vendoset nëse trupat zvicerane mbeten në Kosovë edhe pas vitit 2020
Në parlament do të votohet lidhur me dy kërkesa parlamentare që kërkojnë tërheqjen pas vitit 2020: E para nga Golay (MCG /SVP) dhe e dyta nga Glättli e Mazzone (të Gjelbër)
Nesër, e enjte, 8 qershor, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do të vendosë për ose kundër vazhdimit të misionit zviceran të paqes, Swisscoy në Kosovë. Më parë Këshilli Federal (qeveria e vendit) kishte vendosur për vazhdimin deri në fund të vitit 2020, me reduktime që do të bëheshin gradualisht.
Për Swisscoy-n deri më tash kanë shërbyer rreth 5000 ushtarë zviceranë, nga gjysmë viti, në baza vullnetare , shkruan blick.ch. Kostoja e deritashme e gjithë misionit zviceran atje ka arritur në rreth 700 milionë franga.
Duke qenë se vendimi për vazhdim nga ana e qeverisë ishte marrë vetëm për tri vitet në vijim,(albinfo.ch pati raportuar) ai duhet të përsëritet, gjegjësisht të vërtetohet secilin vit të kësaj periudhe. Kështu, tash për tash ende nuk është e qartë nëse trupat e Zvicrës do të mbeten në Kosovë edhe pas vitit 2020 ose jo. Kjo, veç tjerash edhe për faktin se nesër në parlament do të votohet lidhur me dy kërkesa parlamentare që kërkojnë tërheqjen pas vitit 2020.
Kërkesa e parë vjen nga deputeti nacional i Lëvizjes Qytetare të Gjenevës, Roger Golay, i cili bën pjesë në grupin parlamentar SVP/UDC, transmeton albinfo.ch. Ai pra kërkon që pas vitit 2020 të mos ketë më vazhdim të qëndrimit të trupave zvicerane në Kosovë.
Po ashtu përfundim të misionit kanë kërkuar edhe deputetët e gjelbër: Lisa Mazzone dhe Balthasar Glättli. Por për ndryshim nga Golay, këta kërkojnë që misioni të kalojë në kompetencat e Ministrisë së Jashtme dhe të shndërrohet në një mision që do të mbështesë projekte të zhvillimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë














