Lajme

Netflix del me aplikacion falas

Netflix ka dalë me një aplikacion të ri me anë të të cilit, përdoruesit mund të luajnë videolojëra në televizor.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi lojërat apo datën kur do të na shfaqet nëpër ekrane ky aplikacion i ri. E vetmja gjë që dihet është se ky aplikacion do të jetë falas.

Aktualisht, në App Store lexohet vetëm “Së shpejti, në Netflix”, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.

Mendohet se videolojërat do të luhen duke përdorur celularin si telekomandë, duke shmangur kështu blerjen e konsolave të shtrenjta.

Netflix do të ketë 40 videolojëra gati për vitin e ardhshëm dhe po punon për 70 të tjera, ndërkohë që 16 po i punon vetë