Kosova
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë
Nis zbatimi i subvencionimit prej 2 milionë eurosh për fluturimet e diasporës, ndërsa opozita vazhdon ta kritikojë si vendim me prapavijë zgjedhore
Nga 1 qershori do të nisë zbatimi i programit të Qeverisë për subvencionimin e linjave ajrore që transportojnë mërgimtarët drejt Kosovës gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se aviokompanitë do të përfitojnë nga 3 deri në 6 euro subvencion për secilin pasagjer që sjellin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Programi, i quajtur “Mbështetja e Konektivitetit për sezonin veror 2026”, përfshin fluturimet nga shtete si Zvicra, Gjermania, Austria, Turqia, Belgjika, Franca, Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka — vende ku jeton një pjesë e madhe e diasporës kosovare.
Sipas kritereve të përcaktuara, kompanitë ajrore do të marrin:
- 3 euro për çdo pasagjer nëse realizojnë mbi 85 për qind të fluturimeve të planifikuara;
- 6 euro për pasagjerët shtesë në fluturime mbi planifikimin bazë, nëse avionët mbushen mbi 80 për qind;
- si dhe 6 euro për pasagjer në rast të hapjes së linjave të reja me kapacitet të lartë të udhëtarëve.
Verifikimi i performancës së kompanive do të bëhet në fund të sezonit veror të aviacionit, më 24 tetor.
Qeveria në detyrë ka arsyetuar këtë masë me nevojën për ruajtjen e linjave ajrore dhe shmangien e anulimeve të mundshme për shkak të rritjes së kostos së karburantit në tregun ndërkombëtar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se masa nuk lidhet me zgjedhjet, por me sezonin veror dhe ruajtjen e konektivitetit ajror të Kosovës me Evropën.
“Bëhet fjalë për një mbulim të një gjendjeje jo të zakonshme që po e bëjnë edhe shtete tjera dhe nuk ka të bëjë me muajin qershor, por me komplet stinën e verës”, ka deklaruar Kurti.
Megjithatë, vendimi ka nxitur reagime të shumta politike dhe kritika nga opozita, pasi është miratuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Kundërshtarët e qeverisë kanë ngritur dyshime se subvencionimi i biletave për diasporën mund të interpretohet si tentativë për ndikim elektoral dhe favorizim të votës së mërgatës, e cila tradicionalisht ka mbështetur në masë të madhe Vetëvendosjen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg shqiptari që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift 21-vjeçari nga Austria u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi xhihadist gjatë “Eras Tour” në... -
Berlin
Petrit Halilaj në panel diskutimi në Berlin në kuadër të Javës Italiane në Gjermani -
Bebe Rexha dhe David Guetta paralajmërojnë hitin e ri “Sad Girls” -
Nju-Jork
Dalin detaje të reja tronditëse për vdekjen e shqiptares në Nju-Jork -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë
Jeta në Zvicër
-
Pranvera zvicerane, një nga tre më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë Pranvera e vitit 2026 u regjistrua në statistikat zvicerane si e treta më e ngrohtë që... -
Berlin
Cyrihu planifikon zgjerimin e rrjetit të tramvajit drejt Affolternit -
Luzern voton për masa të reja për më shumë banesa -
Një vit pas katastrofës në Blatten, fshati zviceran mes kujtesës dhe rindërtimit -
Mbyllet papritur hoteli luksoz “Seehof” në Davos













