Lajme

Nga 16 janari, Shqipëria sërish në listën me rrezikshmëri të Gjermanisë

Albinfo.ch jep një informacion të rëndësishëm për udhëtarët shqiptarë që udhëtojnë në Gjermani.

Nga dita e diel, më 16 janar 2022, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19.

Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Po ashtu, gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid 19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do t’ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. /Albinfo.ch