Lajme
Nga e hëna, sërish për “shopping” pa kufizime, nga Zvicra në Gjermani
Pas 3 muajve të bllokadës, zviceranët sërish mund t`ia mësyjnë matanë kufijve për të bërë blerje me çmime më të lira
Siç ishte njoftuar edhe javën e kaluar, Zvicra do të hapë të hënën, më 15 qershor kufijtë e saj për në shtetet e BE-së, të EFTA-së dhe në Britaninë e Madhe.
Kontrollet kufitare brenda zonës Shengen me atë rast do të jenë të shfuqizuara dhe përfundimisht, do të lejohet sërish turizmi i blerjeve shkruan sda.ch.
Që nga e hëna (15 qershor) në mesnatë, do të fillojë të aplikohet përsëri liria e plotë e lëvizjes nga Zvicra drejt BE-së dhe vendeve të EFTA-s dhe Britanisë së Madhe, transmeton albinfo.ch. Të gjitha vendkalimet kufitare që ishin mbyllur në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit do të rihapen.
Ndërkaq, edhe më tutje ekziston një përjashtim sa i përket hapjes për Bullgarinë, Irlandën, Kroacinë, Rumaninë, Qipron dhe Britaninë e Madhe. Këto gjashtë vende, të cilat nuk i përkasin zonës së Shengenit, mbeten për momentin në listën e vendeve me rrezik.
Kufizimet ende zbatohen për aeroplanët e udhëtarëve. Sipas rregullores së ndryshuar, fluturimet nga vendet ose rajonet me rrezik mund të kufizohen ose ndalohen, përcjell albinfo.ch. FDJP (Ministria e drejtësisë dhe Policisë) është përgjegjëse për këtë.
Ajo duhet të koordinohet me departamentin e brendshëm, atë të jashtëm, departamentin e mjedisit dhe trafikut (Uvek) dhe departamentin e financave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur














