Kosova

Nga e hëna rihapen sërish kafenetë në Kosovë

Është bërë e ditur nga autoritetet kosovare se nga dita e hënë do të hapen të gjitha kafenetë në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Së fundmi ka deklaruar edhe Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, duke dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna.

Masat duhet të respektohen nga pronarët e të gjitha kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i pajisur me maska, të ketë dezinfektues për klientët.

Po ashtu, menytë e ushqimit kërkohet të jenë për një përdorim, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën, higjienën etj.

Gastronomia po HapetNe po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosoves, Ne duhet te msohemi te jetojm me…

Publiée par Petrit Kllokoqi sur Vendredi 29 mai 2020