Lajme
Nga korriku ose nga vjeshta fillojnë udhëtimet pa viza
Pas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’iu hiqen vizat që nevojiten për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian që janë në zonën e Shengenit, korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht mund të hiqen vizat.
Këtë e ka thënë Ministri Bekim Çollaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se ka disa procedura të tjera që duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.
“Bëhet fjalë për një vendimmarrje që kalon në dy institucione, në Parlament dhe Këshill të Bashkimit Europian. Por këshilli nuk do ta trajtojë këtë gjë pa u trajtuar në parlament fillimisht. Se sa kohë do që të bëhet kjo gjë, ne nuk mund të përcaktojmë. Varet nga propozimi, ndryshimet eventuale. Nëse shikojmë praktikat ato janë të ndryshme, në rast të Shqipërisë e Bosnjës, kjo periudhë ka zgjatur 6 muaj, në rastin e Serbisë e Malit të Zi ka zgjatur 4 muaj. Ndoshta në rastin tonë kjo periudhë do të jetë më e shkurtër. Korriku mund të jetë një afat real nëse do të ketë dinamikë, por mund të jetë edhe në vjeshtën e hershme të këtij viti”, ka thënë Çollaku.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja












