Lajme
Nga nesër, Çekia mbyll restorantet, baret, shkollat…
Nga nesër, më 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit.
Ky vend në javët e fundit ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë për kokë banori, raporton Rel, transmeton Albinfo.ch.
Mbrëmjen e së hënës Qeveria çeke njoftoi se nga 14 tetori të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.
Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.
Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.
Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.
Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor masat do të rivlerësohen: zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.
Javën e kaluar Çekia ka regjistruar rekord të reasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8,600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind, përkatësisht në mbi 2,000.
Ky vend aktualisht ka të konfirmuara mbi 121,400 raste me koronavirus.
Prej tyre, mbi 62,000 raste mbeten aktive. Numri i viktimave aktualisht është 1,051.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













