Muzikë
Nga Pallati i Rinisë në skenën e Nju-Jorkut: Dua Lipa dhe videoja virale
Nju-Jork: Video virale e Dua Lipës nga Pallati i Rinisë pushton rrjetet sociale
Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka surprizuar fansat e saj në koncertin e fundit në Nju-Jork, pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia: The Tour” ose “Radical Optimism”, duke transmetuar një video virale nga fëmijëria e saj.
Para se të fillonte të performonte këngën “No One” të Alicia Keys, në ekranin e madh u shfaq një video ku Dua Lipa e vogël interpretonte të njëjtën këngë. Performanca e saj e parë kishte ndodhur në një ngjarje në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, duke treguar talentin e saj që nga mosha e hershme.
Videoja, që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Billboard e ka shpërndarë duke komentuar:
“Si ka filluar dhe si po ecën @dualipa – prezanton versionin e saj të këngës ‘No One’ nga @aliciakeys në natën e parë të turneut të saj në NYC, #RadicalOptimism.”
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit Autorë të panjohur u paraqitën si punonjës banke dhe ia morën pensionistit 80,000 franga zvicerane... -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë












