Koronavirusi: çast pas çasti
Nga shkollat te qendrat tregtare, Italia vendos masa të reja anti-COVID
Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, ka bërë që Italia të vendosë masa të reja kufizuese.
Masat e reja u bënë të ditura nga kryeministri Giuseppe Conte, i cili u shpreh në Parlament se masat nuk do të jenë të njëjta në të gjitha rajonet e vendit, pasi ato do të zbatohen në varësi të shifrave të infektimeve në çdo rajon.
Një ndër masat e shpallura nga Kryeministri është kufizimi i lëvizjes për të udhëtuar në drejtim të Rajoneve me rrezik të lartë të infektimit, me përjashtim të punës, studimit dhe nevojave shëndetësore.
Në kuadër të masave të reja, parashikohet ulja me 50% e kapaciteteve të transportit publik lokal, mbylljen e muzeve, ndalimin e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim në mbrëmje. Ndërkohë, mësimi do jetë në distancë për shkollat e mesme.
“Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve . “Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”, shprehet Conte.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















