Lajme
Nga sot, me rregulla të reja për kontrollimin e parave në BE
Fillimisht përkufizimi i “parave të gatshme” sipas rregullave të reja do të zgjerohet për të përfshirë monedha ari dhe sende të tjera të arta
Rregullat e reja për kontrollimin e parave dhe sendeve me vlerë që hyjnë dhe dalin nga Bashkimi Evropian do të hyjnë në fuqi sot, me të gjithë udhëtarët që hyjnë ose dalin nga territori i BE-së duhet të plotësojnë një deklaratë parash kur mbajnë 10 mijë euro ose më shumë në monedha ose ekuivalente në monedha të tjera, si dhe në mjete të tjera pagese të tilla si çeqe udhëtarësh ose kambial.
Komisioni Evropian deklaron se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE në luftën kundër pastrimit të parave dhe burimeve të financimit të terrorizmit.
Nga sot, ndryshime të shumta do të zbatohen në BE, të cilat do të forcojnë më tej rregullat dhe do ta bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen e sasive të mëdha të parave të “pazbuluara”.
Së pari, përkufizimi i “parave të gatshme” sipas rregullave të reja do të zgjerohet për të përfshirë monedha ari dhe sende të tjera të arta, transmeton Kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Së dyti, autoritetet doganore do të jenë në gjendje të veprojnë në shuma më pak se 10 mijë euro, kur ka indikacione se paraja e gatshme ka të bëjë me veprimtari kriminale.
Më në fund, autoritetet doganore tani mund të kërkojnë që të bëhet një deklaratë kur vërejnë se para prej 10 mijë euro ose më shumë po dërgohen të pashoqëruara me postë, mallra ose ndërlidhës.
Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësia kombëtare e inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar kanë informacionin e nevojshëm për të monitoruar dhe zgjidhur lëvizjen e parave që mund të përdoren për të financuar veprimtari të paligjshme.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











