E-Diaspora
Ngacmon udhëtarët e anijes: Vetëzbulohet kosovari i paraqitur si slloven
Është konstatuar se 27 vjeçari, i prezantuar fillimisht si shtetas i Sllovenisë, ishte në fakt një azilkërkues kosovar, me kërkesë të refuzuar azili nga Gjermania

Shëtia me anije në liqenin Bodensee ka marrë një përfundim jo të këndshëm për kosovarin 27 vjeçar. Ai ka përfunduar në burgun për hetime, pasi që mysafirët tjerë në këtë anije janë ankuar se janë ndjerë të ngacmuar nga ai. Sipas tyre ai i ka fotografuar ata pa i dhënë leje për një gjë të tillë.
Për këtë arsye ka ndërhyrë policia nga Lindau e cila e ka arrestuar të riun, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Me atë rast është konstatuar se 27 vjeçari, i prezantuar fillimisht si shtetas i Sllovenisë, ishte në fakt një azilkërkues kosovar, me kërkesë të refuzuar azili nga Gjermania, transmeton albinfo.ch.
Dokumentet e identifikimit ashtu sikurse edhe patentshoferin , i kishte të gjitha të falsifikuara, gjë që u konstatua përmes krahasimit të shenjave të gishtërinjve.
Pas refuzimit të azilit, personi në fjalë kishte kaluar në ilegalitet, ndërsa pas kësaj, sipas rrëfimit të tij, kishte shpenzuar 10 mijë euro për “ndryshimin e plotë të identitetit”, përmes dokumenteve të rej sllovene
Pas burgut hetimor, ndaj 27 vjeçarit pritet të ushtrohet padi penale dhe të bëhet dëbimi në Kosovë.
E-Diaspora
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
-
Zvicra U21 me katër shqiptarë në Kampionatin Evropian
-
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane arreston disa persona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur Policia zvicerane ka kryer një megaoperacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa...
-
Studimi zviceran tregon se meditimi ndihmon në marrjen e vendimeve
-
Deputetët zviceranë votojnë kundër rritjes së pagave të tyre
-
Zvicra ndihmon financiarisht Italinë të strehojë azilkërkuesit
-
Xhaka, Shaqiri e Zeqiri ftohen nga Zvicra për kualifikimet e Euro 2024