Integrimi
Nikollë Shabani, shqiptari i parë me “Dekoratë Nderi” në Gjermani

Nikollë Shabani është shqiptari i parë, të cilit i jepet “Dekoratë Nderi” nga kryeministria e landit gjerman Rheinland-Pfalz, znj. Malu Dreyer. Magjistër në shkencat juridike, ai është angazhuar në administratën publike në këtë vend prej 30 vjetësh.
“Dekorata e Nderit” (“Ehrennadel des Landes Rheinland-Pfalz”) u ndahet individëve të dalluar për punë nderi që këtë e deshmojnë me më se paku 12 vjet angazhim në administratën komunale, në çështje sociale, punë shkencore, ekonomike etj.
Duhet theksuar faktin që aktivisti dhe intelektuali ynë nga Ulqini (Mali i Zi) është i pari qytetar i huaj në Gjermani, të cilit i ndahet ky çmim dhe kjo dekoratë e veçantë.
Me punën dhe angazhimin e tij, Nikolla u veçua, sidomos gjatë periudhës së shpërnguljeve masive pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në mënyrë të veçantë duke i mbështetur dhe ofruar ndihmë refugjatëve të përndjekur nga Kosova, të cilët në mënyrë suksesive që nga vitet e 90-ta do të strehoheshin në Gjermani deri në mbarim të luftës në Kosovë më 1999, përcjell albinfo.ch.
I pyetur zotëri Shabani se me çfarë ndjenjash e përjetoi marrjen e kësaj dekorate të lartë nga shteti ynë mik, Gjermania, dhe e cila për herë të parë po i ndahet një të huaji, ai veçoi:
“Kënaqësia është e papërshkrueshme, ani se gjuha jonë ka mjaft shkronja dhe fjalor tejet të pasur, mbase unë e zotëroj mirë oratorinë, mirëpo kësaj here nuk gjej dot shprehje që ta përshkruaj atë ndjenjë gëzimi dhe krenarie. Konsideroj se kjo dekoratë është e përbashkët me të gjithë shokët e mi, me të cilët kam punuar vite me radhë në Gjermani dhe në atdhe”.
“Mr. Nikollë Shabani, përveç punës së tij të nderit, ai kontribuoi në shumë aksione humanitare, por edhe nga këndi profesional prej juristit, siç është angazhimi i tij në JVA-Frankenthal, ku me punën e bërë në këtë institucion do të rrjedhë edhe propozimi për t’u dekoruar me këtë Dekoratë Nderi nga Parlamenti i Landit të Mainz-it, gjegjësisht nga kryeministrja Malu Dreyer”.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?