CH-Ballkani
Një dokumentar që flet për Nexhmije Hoxhën, ose “Merimangën e zezë”
Në episodin e dytë, regjisori ka vënë në shënjestër një intervistë të gjatë me Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e Enver Hoxhës
Mos humbisni rishfaqjen e “Despot Housewives”, ose pjesën e dytë të serisë emocionuese për gratë e diktatorëve në historinë moderne, ju kujton albinfo.ch. Në mesin e perandoreshave të kuqe, Joël Soler paraqet edhe një intervistë me Nexhmije Hoxhën, për të cilën thotë: “Ishte një zonjë e rëndë me një frëngjishte të shkëlqyeshme”.
Gjatë gjithë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore shumë vende u patën nisur në rrugën e marksizmit dhe u sunduan nga diktatorë të pamëshirshëm. Së bashku me ta, disa gra kanë ndarë jetën e tyre të përditshme, raporton albinfo.ch. Ato gjithashtu ndihmuan për të vendosur kontrollin në vend. Një pjesë e “Despot Housewives” vizaton portrete, siç është Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha; Jiang Qing, e veja e Mao, etj.
Pasi që janë përmendur “shpenzueset e mëdha” (Imelda Marcos, Michèle Duvalier, Leila Ben Ali …) në pjesën e parë të serisë dokumentare mbi rolin e grave të diktatorëve në historinë moderne, regjisori Joël Soler ka vendosur t’i përshkruajë, siç i quan, “perandoreshat e kuqe”. Në episodin e dytë ai ka vënë në shënjestër një intervistë të gjatë me Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e Enver Hoxhës, e cila udhëhoqi Shqipërinë me një ‘dorë të hekurt’ nga viti 1945 deri në vitin 1985. Regjisori trajton figurën e Nexhmije Hoxhës, duke sjellë dëshmi që mbrojnë dhe që ngarkojnë historinë e sa, transmeton albinfo.ch. Në kategorinë e ideologëve të papërkulura, Joël Soler përfshin Jiang Qing, gruan e Maos dhe Elena Çaushesku, tani e vdekur, por Simone Gbagbo, Margot Honecker dhe Mirjana Millosheviq, që duket, falë këmbënguljes së tij, ka arritur t’i intervistojë.
Regjisori në një intervistë rreth punës së tij për “TéléObs” në vitin 2015 shpjegon se ai nuk ka vepruar si një hulumtues juridik dhe thotë: “Kurrë nuk kam ardhur me çështje të prokurorit. Unë kisha një dëshirë të vërtetë për të kuptuar rolin e tyre në politikën dhe abuzimet e kryera nga burrat e tyre”.
Autori i këtij dokumentari përshkruan Nexhmije Hoxhën me nofkën “Marimanga e zezë e Shqipërisë”, si një zonjë gjyshe shumë elegante, 90 vjeçe, me një njohuri të shkëlqyeshme të frëngjishtes, ndërsa përshkruan Elena Çausheskun si një grua “sipërfaqësore” dhe të pakrahasueshme me Mirjana Millosheviq, fajtore për “shfarosjet e tmerrshme që ka komanduar … ”
Sipas autorit, të gjitha këto gra kanë të përbashkët faktin se nuk pranojnë se kanë kryer vepra të dënueshme dhe nuk kanë asnjë keqardhje për të kaluarën e tyre dhe të gjitha adhurojnë Nënë Terezën…
“Unë kam bërë detyrën time dhe jam shumë e qetë”, përfundon në mënyrë paqësore Nexhmije Hoxha.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










