Lifestyle
Një emision për shkeljen në Hënë do të nisë një turne nëpër Amerikë
Ish-astronautët Buzz Aldrin dhe Charlie Duke, kanë parakaluar në tepihun e kuq të Pasadenas për premierën e emisionit “Apollo 11”, që ka të bëjë me misionin historik të shkeljes së njeriut në sipërfaqen e Hënës.
Aldrin, 86-vjeçar, ishte pilot luftarak në Luftën Koreane dhe më pas iu bashkua programit të astronautëve. Më 20 korrik të vitit 1969, ai shkeli në Hënë 20 minuta pasi hapin e parë e bëri Neil Armstrong.
Ecja në Hënë ishte pjesë e misionit “Apollo 11”, që në atë kohë u shikua nga një audiencë rekorde, prej 600 milionë personave.
Duke ishte personi i dhjetë që eci në Hënë. Kështu e përshkroi ai momentin kur bëri hapin e parë.
“Ishte drithërues. Dolëm pas personit komandues dhe zbrita duke vrapuar. Isha i dhjeti në radhë dhe nuk ishte frikësuese sepse ndihesha si në shtëpi”, tha Duke, 83-vjeçar, që mban rekordin si njeriu më i ri në moshë që shkeli në Hënë. Atëherë i kishte 36 vjet, transmeton albinfo.ch.
NASA ishte e para që nisi fluturimet në hapësirë gjatë viteve të ‘60-a, ani pse kishte konkurrencën e astronautëve sovjetikë.
“Apollo 11” preku në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor