Shkurt.ch
Një grua humb jetën në Liqenin e Gjenevës
Raportohet se një grua ka humbur jetën dje, teksa po shëtiste me varkë në Liqenin e Gjenevës, për shkak të një stuhie të fortë që goditi rajonin.
Siç shkruan swissinfo.ch, stuhi të rënda goditën pjesën frankofone të Zvicrës gjatë mbrëmjes së djeshme, veçanërisht Gjenevën. Stuhia solli sasi të mëdha të shiut e breshërit, përcjell albinfo.ch.
Gruaja që humbi jetën, raportohet se po shëtiste me varkë. Sipas policisë kantonale të Gjenevës, përmbytja e varkës ndodhi si pasojë e stuhisë së fortë.
Sipas raportimit të swissinfo.ch, në varkë ndodhej edhe një burrë, i cili arriti të notonte gjer në breg dhe të ngrinte alarmin. Policët dhe ekipet e shpëtimit e gjetën gruan jo shumë larg portit. Ajo u transportua për në spitalin e Gjenevës, prej nga policia njoftoi për vdekjen e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf