Koronavirusi: çast pas çasti
Një hap i madh përpara në luftën kundër Koronavirusit
Kompania farmaceutike zvicerane Roche do të prodhojë miliona testues për një muaj. Ky testues i ri do të mundesojë testimin e një numri më të madh njerëzish.
Një përparim i madh në luftën kundër koronavirusit. Siç raporton Les Échos, një test i ri do t`ua mundësojë laboratorëve të qytetit të lehtësojnë spitalet. Deri më tani, vetëm laboratorët spitalorë ose hulumtues kanë qenë në gjendje t’i kryejnë ato, transmeton albinfo.ch. Një test i parë, tani i përshtatshëm për makina plotësisht të automatizuara dhe me shpejtësi të lartë në laboratorët e qytetit, është qe tashmë në dispozicion.
Ky test i ri për laboratorët e qytetit shtohet në baterinë e testeve që mund të kryhen në Cobas 6800 dhe Cobas 8800 nga Roche Diagnostics. “Baza jonë e instaluar është 695 makina për Cobas 6800 dhe 132 për Cobas 8800”, shpjegon laboratori zviceran, transmetuar nga Les Echos, njofton albinfo.ch.
Këto pajisje janë të afta të kryejnë afro 100 teste per rreth tre orë, d.t.th. midis 1.000 dhe më shumë se 1.400 rezultate në 24 orë.m, ose dhjetë herë më shpejt sesa testet aktuale. Laboratori Roche Diagnostics planifikon të vejë ne dispozicion miliona teste brenda një muaji. Ky test pra do të mundësojë të testohen sistematikisht rastet e dyshimta të Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













